TIRANE

Në fjalën e tij në protestën e 8-të kombëtare të opozitës së bashkuar, kryedemokrati Lulzim Basha, apeloi protestuesit të mos ndërrmarrin asnjë veprim që dëmton protestuesit, pasi sic theksoi Basha, i vetmi që kërkon e lutet për dhunë është kryeministri i Avdyljave, Edi Rama.

“Ju bëj thirrje, mos ndërrmerrni asnjë veprim që dëmton protestuesit. Zemërimi juaj është i ligjshëm, ka vetëm një njeri që do dhunë e lutet për dhunë, e ky është njeriu që do ti shpëtojë gjykimit të popullit, ky është Edi Rama e banda e tij, gjykimi i popullit është i pashmangshëm. Mos cënoni asnjë efektiv me uniformë, vëllezër e motra që do rreshtohen për të çliruar Shqipërinë nga krimi e qeveria e lidhur me krimin Bota e pa se si Rama ka ardhur në pushtet me dhunë, mori pushtetin me dhunën e kriminelëve, mbushnin kutitë e votimit, bënin emërime e cemërime, dhe i trajtonin administratorët si zagarë të tyre. Kjo është vepra e kryeministrit të Avdylajve, Rama ik! Me dhunë e ka marrë pushtetin dhe mendonte se me dhunë do e mbante, i kapi të gjitha. “ – vijoi më tej Basha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb