TIRANE – Kryetari i opozitës, Lulzim Basha bën përgjegjëse qeverinë për jetën e vështirë, që sipas tij, po bëjnë shqiptarët prej dy vitesh. Përmes faqes së tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Basha thekson se “rritja e taksave, arroganca dhe dhuna e qeverisë, janë shkaqet e varfërisë dhe rrënimit”.

“Pse jetojmë më keq se dy vite më parë? Të gjithë e kanë kuptuar – na drejtojnë njerëzit e gabuar. Vajmedeti inspekton trotuaret dhe këtë e di punë qeverie. Shkatërrimin dhe frikën e di frymëzim dhe vizion ekonomik. Ulja e taksave dhe investimet janë çelësi i punësimit dhe rritjes ekonomike. Rritja e taksave, arroganca dhe dhuna e qeverisë, janë shkaqet e varfërisë dhe rrënimit.”- shkruan Basha.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: