TIRANE– Gjatë një takimi me të rinjtë në selinë e PD me rastin e 2 korrikut, datë në të cilën 28 vite më parë, qytetarët e Tiranës hynë në Ambasadën Gjermane duke paralajmëruar fundin e regjimit diktatorial, Lulzim Basha tha se PD në vitin 2010 hoqi vizat sepse qeveria plotësoi detyrat. Basha tha se PD do çlirojë politikën nga krimi, pasi vetëm në këtë mënyrë mund të hapen negociatat dhe Ramës do i tregojnë derën.

“Në 2010 hoqëm vizat. Pse na i hoqën? Sepse kaluam disa provime. Për luftën ndaj krimit, etj etj. 120 detyra i kemi kryer një për një. Kaq e thjeshtë është. Por tani çfarë duhet të bëjmë. Kjo gjendje është e papranueshme sepse kjo është vdekja e kombit. Rama thotë se na i kanë hapur negociatat. Gënjen si diktatori i Koresë së Veriut që thotë fituam kampionatin Botëror. Pushteti i tij është i lidhur me krimin. Shqiptarët duhet të përballen me të vërtetën. E dëgjuat çfarë bënë sot me këtë vëllain e Xhafajt. Analizën ja kanë bërë laboratorët e Surrelit. Ai është një përgjim autentik dhe të gjithë e dinë që vëllai i ministrit bën trafik droge.

Ata që thonë ‘bashkëpunoni e puthuni’ janë out fare. PD nuk bashkëpunon me qeverinë e krimit. Ne do vazhdojmë të bëjmë detyrën tonë, të çlirojmë politikën nga krimi, por kjo nuk vjen duke e falur Ramën, por duke i treguar atij derën. Çlirimi i politikës nga krimi na çon në hapjen e negociatave. Nuk lejomë të marrin Teatrin. Artistët nuk i lëmë vetëm. Nuk hapen negociatat me ministër dhe kryeministër të lidhur me drogën. 5 kompani kontrollojnë gjithçka, 5 oligarkë që marrin gjithçka. Me ne kjo do të marrë fund”-tha Basha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: