GJERMANI- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte i pranishëm në Kongresin e CDU-së, ku kancelaria Angela Merkel u rikonfirmua në krye të partisë.

Përmes faqes së tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, lideri i opozitës shqiptare thekson se në radhët e personaliteteve të larta të politikës gjermane dhe evropiane mbizotëron shqetësimi për gjendjen e demokracisë dhe shtetit ligjor në Shqipëri. Sipas Bashës, krerët e mazhorancës duhet të reflektojnë pasi nuk mund t’i hedhin hi syve partnerëve europianë.

“Në Këln gjatë Kongresit të CDU, ku u rikonfirmua kancelarja Merkel dhe u zgjodh lidershipi i partisë simotër. Në takime me personalitete te larta te politikes gjermane dhe europiane mbizotëron shqetësimi i thellë për gjendjen e demokracisë dhe shtetit ligjor në Shqipëri. Nuk ka asnjë reflektim nga dyshja Rama-Meta, por vetëm përpjekje për t’i hedhur hi syve partnerëve europianë. Kërkojnë t’i paraqesin detyrimet ligjore dhe kushtetuese të mazhorancës si pretendime të opozitës. Por refuzojnë të marrin përgjegjësi për gjendjen ku e kanë katandisur parlamentin përmes inkriminimit të tij dhe asgjësimit të mbikëqyrjes parlamentare. Këtë sapun s’e blejnë më për djathë as shqiptarët e as Europa.”- shkruan Basha në “Facebook”.

(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: