TIRANE- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaroi në emisionin “Të Pa Ekszpozuarit”, në News 24  se oficeri që denoncoi rastin e Xhiseilës është dhe mbetet një nga oficerët e paktë dhe më kurajozët që ka sot Shqipëria

I pari i PD-së, duke folur për rastin e bërë publik, deklaroi se kryeministri Rama dhe qeveria e tij përdoren mediat për të mbuluar këtë ngjarje të rëndë, që sipas tij e quajtën si histori xhelozie.

Ndërkohë, analisti dhe publicisti, Fatos Lubonja deklaroi se heshtja dhe mos-reagimi institucional ka bërë që vajza të ndihet e “përdhunuar” dy herë.

 Basha: Pasi plas skandali nga një polic kuarajoz, çfarë ndodh pastaj. Ai pastaj thërret mediat e tjera, të cilat pastaj bëjnë rolin e mbrojtësit dhe flasin për xhelozi. Kjo media, që e ka bërë është Report TV, e cila ka marrë miliona nga tenderat. Kemi edhe ne mëkatet tona me mediat. Nuk kemi ne peshën e përgjegjësie për atë kohë, kemi 5 vjet në opozitë që e denoncojmë këto gjëra

Lubonja:Vajza është sot një viktimë e përdhunuar dy herë.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb