TIRANE – Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se sulmon gjithnjë denoncuesit e krimit.

Duke marrë shkas nga ngjarjet e fundit dhe jo vetëm , Basha ka publikuar në faqen e tij në Facebook një video me rastet kur kreu i qeverisë del kundër denoncimeve të bëra nga Partia Demokratike.

Një prej tyre është rasti i Dritan Zaganit, për të cilin Basha thotë se zbuloi krimin e Saimir Tahirit, por u trajtua si kriminel nga Edi Rama.

Po ashtu përmend edhe Emiliano Nuhun, që sipas Bashës zbuloi krimin e Taulant Ballës dhe Rrahman Rrajës, por që sërish nga Rama u trajtua si kriminel.

“Sa herë kapet në krim, Edi Rama mbron kriminelët dhe sulmon denoncuesit e krimit,” shkruan Basha.

e.f/BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb