TIRANE

Kreu i PD, Lulzim Basha ka reaguar ashpër pas akuzave të kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, pasi ky i fundit i përmendi vajzën e tij Viktoria, që sipas Ballës tregon se pronari i projektit të Unazës se Re është kumbari i familjes së Bashës.

“Instikti i parë është instikti i prindit dhe për atë që bëre këtu instikti i parë ishte të të fusja një grusht, por u ndala nga dy gjëra. E para e punës, që të prekësh mu*in, bëhesh vetë pis. E dyta, nuk do të arrija dot t’u përcillja qytetarëve arsyet pse ju nuk votoni vetingun e politikanëve. “- tha Basha.

Duke qëndruar në këtë linjë Basha tha se automjeti i tij marrë në kompaninë Metrin, ku pronar është një durrsak i ndershëm.

“A e kuptuar se pse nuk e votojnë vettingun në politikë? Reforma në drejtësi as nuk e ngadalëson, as nuk e plotëson. Eshtë paralel. Vettuingu i largon politikanët nga politika përsa kohë që tregon lidhjet e tyre me krim. Sot ndahet shapi nga sheqeri dhe nuk ka kovë me mut si parafolësi që të ndryshojë këtë. ose doni vettinun në politik që të pastroheni nga kova, ose ndryshe e kuptojnë shqiptarët. Se do Balla vetinguin, pasi është i pari që digjet. Mjaftojnë tabulatet e tyre për të parë se kanë kontakte me krimin e organizuar. Gjetët simbolin e atij që largon vettingun në politik për të thënë shqiptarëve se pse nuk e doni vettinun. Shqiptarët nuk janë budallenj, sot tani ndahet ata që duan të pastrojnë politikën nga politikanët e lidhur me krimin. Automjeti im prej 6 vjetësh është në listën nga kompania “Mektrin”, kompani shumë e mirë, meqë më dhe rastin t’i bëj reklamë. Nuk është as e ndonjë oligarku, as e ndonjë banditi, është enjë durrsaku të ndershëm. Pra makina ime është 6 vite me listë, nga kompania Mektrin o mashtrues i çertifikuar.””, tha Basha.

Akuzat e Taulant Ballës:

“Kam një dosje, do ta jap kur të mbarosh. Çdo ditë ti shkon për të takuar banorët e Unazës me këtë makinë. Kjo tregon lidhjen tënde me kompaninë Victoria Invest, dhe të kujtoj që dhe një nga vajzat e tua e ka emrin Viktoria. Janë arsye të kumbarllëkut, kumbare e familjes tënde. Ngrije kokën ngrije,” tha Balla.
(d.d/ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb