TIRANË

Kryedemokrati Lulzim Basha ka dalë sot para mediave ku ka folur sërish për Valdrin Pjetrin i dalë fitues në 30 qershor për të drejtuar bashkinë e Shkodrës duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se donte të bënte qytetar të parë një trafikant droge.

Basha tha se ka një përpjekje të shfrenuar për të shitur Valdrin Pjetrin dhe se Rama po përpiqet të lajë duart por se ai e dinte shumë mirë se kush ishte personi që kishte zgjedhur për të drejtuar Shkodrën.

“Zgjidhja që kishte Rama për Shkodrën ishte të bënte qytetar të parë të Shkodrës një trafikant droge një kryebashkiak të krimit. T’iu vinte në krye një kryebashkiak 6%. Sot ka një përpjekje pët shfrenuar për ta shitur Pjetrin. Rama e shiti i pari menjëherë sot ka sulur mercenarët. Ata që i hynë me dhunë Shkodrës për të imponuar Vladrin Pjetrin sot kanë zbuluar se Valdrini nuk është i denjë më për Shkodrën.
E gjithë propaganda po përpiqet ta shesë si një mungesë inteligjence e një njeriu që deshi t’ia hedhë Edi Ramës. Ai që po përpiqet t’ia hedhë Shkodrës hde gjithë Shqipërisë është Edi Rama. Ai e çoi Valdrinin në Shkodër. Ai dhe vëllai i tij inauguruan hotelin e tij në Tiranë. Për Valdrinin, Edi Rama hyri në Shkodër i armatosur me forca speciale. Për Valdrinin, Edi Rama ishte i gatshëm të fuste Shkodrën në përplasje civile. Për Valdrinin, Edi Rama e provokoi Shkdorën me një 2 prill të dytë”, tha Basha.

Sipas tij, Edi Rama e dinte shumë mirë kush ishte Valdrini, por atij i duhej pikërisht Valdrini në Shkodër, siç e tha pak ditë më parë si kryetar i bashkisë dhe si drejtues politik në Shkodër. “Kjo i dështoi dhe tani Edi Rama po përpiqet me shpejtësi të lajë duart”, deklaroi Basha.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb