TIRANE- Largimi i Ramës i takon popullit, dhe në këtë përpjekje do të kenë edhe mbështetjen e Partisë Demokratike. Kështu është shprehur kryedemokrati Lulzim Basha në emisionin “Të Paekspozuarit” me Ylli Rakipin në “News24”, ku theksoi se përdorimi i mënyrave demokratike është rruga e vetme për rrëzimin e qeverisë.

Duke kujtuar rastin e Che Guevaras, kreu i PD tha se roli i tij është politik, dhe nuk mund të bëjë “thirrje për rrëzimin e qeverisë”, pasi kjo do të cilësohej jodemokratike.

Basha tha se nëse qytetarët dalin në protestë kundër kryeministrit Rama, atëherë qeveria bie për 7 ditë.

“Po të dal unë kundër qeverisë, quhet grusht shteti, ndërsa po doli populli, atëherë të rrëzon sovrani. Dhe ndërkombëtarët nuk më drejtohen mua se “ndjek” rrugë antidemokratike, por i thonë Ramës, tërhiqu, sepse e kërkon sovrani. Unë nuk jam në asnjë negociatë me Ramën, e vetmja negociatë është largimi i tij”, tha kryedemokrati Basha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb