DURRES- Kryedemokrati Luzlim Basha ka sulmuar sot nga Durrësi kryebashkiakun e qytetit bregdetar, Vangjush Dako. Teksa i bënte thirrje qytetarëve që të mbështesin në 25 qershor të djathtën, ai pohoi se vota e tyre do të shkonte për ekonominë dhe jo për betonin e Vangjush Dakos.

“Është dita që të marrim përgjegjësitë të gjithë bashkë, demokratë dhe socialistë. Por edhe qytetarët e pavendosur. Socialistët e Durrësit, duhet ta dinë se ka vend për gjithsecilin nga ju në Republikën e Re. Investimi tek rinia e Durrësit është norma europiane për punësimin e tyre. Ne mund të mbledhim të ardhurat që kurrë më nuk do të destinohen për betonin e Gjushit. Më 25 qershor DUrësi do të çlirohet nga bandat dhe do t’i shtypim me forcën e ligjit. Asnjë hije rëndë nuk do të trembë nënat dhe baballarët tanë. Ndaj ka ardhur koha që çdo durrsak dhe çdo durrsake, duhet të votoni ditën e diel për ekonominë tuaj. Durrësi i dha tonin kësaj beteje. A jeni gati? A jemi bashkë? A jeni të vendosur? Dhe unë jam gati bashkë me Durrësin dhe Tiranën, Vlorën dhe Korçën, Fierin, Beratin dhe Shkodrën për Republikën e re. Fitore”, tha Basha.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb