Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka bërë një bashkëbisedim të hapur me punonjësit dhe sipërmarrësin e një kompanie të prodhimit të veshjeve në Shkodër.
Në një postim në rrjetin social Facebook, Basha shprehet se sipërmarrje të tilla janë një mundësi e mirë për punësimin e grave dhe vajzave në zona të ndryshme të vendit.
Më tej ai shkruan se me rritjen e taksave, çmimit të naftës dhe kostove të prodhimit, bizneset po përballen me vështirësi të mëdha, madje disa prej tyre kanë falimentuar.
Postimi i plotë:
Një bashkëbisedim i hapur me punonjësit dhe sipërmarrësin e kompanisë së prodhimit të veshjeve Melgushi sh.p.k, e krijuar në vitin 1993. Me kapacitet prodhues rreth 40.000 njësi në ditë, kompania më së shumti eksporton në tregun italian. Sipërmarrje të tilla janë një mundësi e mirë për punësimin e grave dhe vajzave në zona të ndryshme të vendit.
Por, me rritjen e taksave, të faturave, të çmimit të naftës dhe të kostove të prodhimit, bizneset po përballen me vështirësi të mëdha. Shumë syresh janë detyruar të shkurtojnë numrin e punonjësve, madje disa prej tyre edhe kanë falimentuar.
Mbështetja për këto kompani, përmes uljes së taksave, që t’ju japë atyre mundësinë të rrisin pagat por edhe subvencionimi për punonjësit e rinj, është një kontribut për shtimin e të punësuarve dhe krijimin e kushteve për një jetë më të mirë për shumë familje, që sot nuk plotësojnë as nevojat jetike.
(BalkanWeb)