Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha,  zhvilloi disa takime të rëndësishme sot në selinë blu.

Pak më parë në zyrën e tij ishte nënkryetarja e grupit të CDU/CSU, Katja Leikert, në një takim me kreun e PD. Gjithashtu Basha priti në një takim ambasadorin austriak në vendin tonë, Johan Sattler.

Kohët e fundit, PD ka denoncuar disa kryebashkiakë të PS si pjesë të ligjit të Dekriminalizimit. I pari ishte kryebashkiaku i Shkodrës, Valdrin Pjetri, i cili dha dorëheqjen për t’u përballur me ligjin si qytetar i thjeshtë, ndërsa në shënjestër është vënë tashmë kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku.

(d.ç./BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb