TIRANË

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka mbajtur fjalën e fundit sot para selisë së PD-së në përfundim të mbledhjes së strukturave opozitare. Ai ftoi qytetarët të marrin pjesë në protestën kombëtare të hënën për t’i dhënë një grusht klikës kriminale në pushtet.

Ndërkohë të dielën ai i ftoi qytetarët e Tiranës para drejtorisë së Policisë së Tiranës për të protestuar kundër arrestimeve.

“Vëllezër dhe motra bashkëqytetarë në këtë orë të vonë të natës dua t’ju komunikoj vendimin unanim të forumeve më të larta të PD dhe opozitës së bashkuar për të thirrur një protestë kombëtare të hënën më 18:30 në përgjigje të dhunës shtazarake të Edi Ramës dhe të palëkundur në qëllimin tonë për të larguar qeverinë e krimit. Ju bëj thirrje qytetarëve të Tiranës të na bashkohen nesër (sot) në orën 11 para drejtorisë të policisë së Tiranës për të protestuar për arrestimin dhe dhunimin e protestuesve.
E sotmja e ka ndarë Shqipërinë me thikë. Shumica dërrmuese e qytetarëve që ka qenë të pranishëm në protestën më të madhe të organizuar ndonjëherë, të gjithëve dua t’iu shpreh mirënjohjen, jemi në të njëjtën anë. Jemi Shqipëria europiane. Ju kërkoj askush të mos mungojë ditën e hënë në orën 18:30 t’i japim një grusht vendimtar klikës kriminale”, deklaroi Basha.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb