Në bashkëbisedimin e gazetarët kryedemokrati Lulzim Basha u shpreh se orët e ditët në vijim do të përcaktojnë Shqipërinë e 10-15 viteve të ardhshme.


“Ju ftoj të shohim të vërtetën si është, e të mos sillemi si foshnje që iu tërhiqet vëmendje me një rraketake. Rruga që vendi ka përshkruar është e mahintshme. Ka një kryeministër njësh me krimin, dhe ka një popull që nuk e pranon po kërkon e lufton për normat e vlera europiane.

Ju kërkoj të jemi bashkë të fortë në këmbë, për të mbrojtur fatin e Shqipërisë, orët e ditët e ardhshme do të përcaktojnë si do të jetë shqipëria e 10-15  viteve të ardhshme. A do të jetë Shqipëria në duart e kësaj pakice, që duan një Shqipëri të rrënuar, apo do të jetë Shqipëria e të gjithë shqiptarëve, ku të gjithë të gëzojnë pasuritë e mrekullueshme, ku cdo kush të ketë mundësi të jetojë me dinjitet. E vetmja mënyrë për ta garantuar, kushdo që qeveris qëveris vetëm për shkak të votës tuaj. Kështu drejtojnë vendet e Europës. Kush e lidh fatin me kriminelët qeveris me kriminelët, ndaj është themelore të vijojmë këtë betejë pa u ndalur, rruga e vemte është vota e lirë.


Kam propozuar parlament me dy dhoma, president me të drejta të plota kushtetuese, drejtësi si e votuam në 2016 që ndëshkon pushtetarët e nuk i mbron. Më parë na pret çuarja deri në fund e betejës, në kushtet kur rama e banda në pushtet është detyrë e cdo shqiptari.”  u shpreh Basha.


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb