Kryetari i PD Lulzim Basha në një konferencë për mediat me njerëz të arsimit të lartë, pedagogë dhe akademikë tha se tenderimi i kampusit po bëhet nga klane qeveritare.

Basha theksoi se kjo qeveri bën tendera te kampusi universitar, duke zhvilluar grabitje dhe zhvatje të studentëve dhe jo ndërtimin e një arsimimi më të mirë.

“Sa për kampusin universitar, çeshtja e kampusit universitar është një çeshtje e pastër korruptive. Ju e dini fare mirë, siç di dhe unë, që territory I caktuar për Kampusin universitar, është sot pjesë e një loje mafioze, me përfshirje të drejtëpërdrejtë të të parit të qeverisë, të të parit të bashkisë. Për fat të keq ka shkatuar edhe një luftë të brendëshme në profesioriat, luftë klanesh se kush do ketë të drejtën për të marrë dhe për të tenderuar ndërtimin e kampusit dhe si do të tenderohet ky kampus.  Sa pjesë e territorit do ti shkojë kampusit dhe sa do ti shkojë parkimit. Dhe çfarë do të ndërtohet mbi parkim apo cili nga oligarkët do ta ndërtojë.

Natyrisht që ne nuk do të lejojme diçka të tillë të ndodhë. Sot me fuqinë e mobilizimit qytetar, studentor, shpresoj dhe të pedagogëve, dhe nesër me fuqinë e ligjit dhe legjitimitetin e votës së qytetarëve, do të bëjmë të mundur që jo vetëm ky territor, por edhe çdo territor universitar, të ruhet nga grabitja, nga sjellja grabitqare që shohim me territoret publike, e shohim te Universiteti Bujqësor, I kanë vënë syrin edhe Kopshtit Botanik, dhe të shërbejë ekskluzivisht vetëm për nevojat universitare.”-deklaroi Basha.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb