Kryetari i PD Lulzim Basha nga selia blu iu ka bërë thirrje shqiptarëve që të mos shkojnë të votojnë.
Basha theksoi se shqiptarët duhet të mos shkojnë nesër në votime, ndërsa ka shtuar se fundi i Ramës është shumë afër e se ky fund do i vijë nga braktisja masive. Ai shtoi se nesër populli shqiptar do të rezistojë ndaj regjimit.
“Rrëzimi nuk vjen duke u rrahur shqiptarët me njëri-tjetrin. Fundi i Ramës po vjen nga braktisja që po i bëhet.ne kemi qenë parimor dhe kemi shërbyer ndaj interesit publik. Interesi qytetar ka qenë për ne mbi të gjitha. Ndryshe nga Edi Rama që për pushtet të tij do të çojë në vëllavrasje.
Mos bini pre e provokimeve për dhunë. Unë iu bëj thirrje mos të shkoni të votoni. Rezistoni. Regjimit po i vjen fundi. Sfidojeni regjimin nesër në mënyrë paqësore. Ne jemi europianë dhe sillemi si europianë. Nesër do të dallohet diferenca mes votimeve farsë dhe dinjitetin të shqiptarëve që sfidojnë regjimin. Zoti e bekoftë Shqipërinë”, tha Basha.
(d.xh/Balkanweb)
Ik ore plere, zedhenes i pd sipas instruksioneve te plakut Mere. Ngaterron sjelljen si europian me dhe besimtar me sjelljen normale si detyrim moral per te votuar. O Lul o piramid baske me plakun qe te dikton gjithcka ca te thuash ne publik. O je o sje or cun. Ti ske me pak se keta qe jane sot dhe ste beson njwri qe po erdhe ti do ndryshoje gje. Ne Gerdec duhet te kishte dhone dorheqje plaku se dha. Ne 21 janar duhet te kishe dhone dorheqjen ti se dhe. Rrugen e kombit e dhjeve se more me shume lek ti e shok se shkuan per rrugen se sot ala nuk ka maru. Si te fillo emri ke dhe noglen. Lul loqja e majte e Birishes se te djathte birisha ka vetem Monin e Likes.
Do shkojme dhe do ta shkundim mire per PS
Lulzim Hollandezi e fundosi PD-ne 😂😂😂😂😂