Kryetari i PD Lulzim Basha gjatë një bashkëbisedimi me pedagogë dhe përfaqësues të arsimit të lartë tha se duhet t’i jepet fund shullallizimit të universitetit.

Lideri i selisë blu, Lulzim Basha shtoi se duhet që universiteti të bëhet europian në çdo kuptim duke i dhënë fund njëherë e mirë përpjekjeve maoiste, të cilat çojnë në kundërvënie të turpshme studentët dhe pedagogët.

“Ka një të ardhme për arsimin e lartë shqiptar, ka një të ardhme për studentët shqiptarë, ka një të ardhme për pedagogët shqiptarë, dhe ju siguroj se ajo e ardhme do të duket krejt ndryshe nga e sotmja që ka projektuar kjo qeveri nga shullazizimi i universiteteve, nga ndërhyrja sovjetike në vendimarrje, nga përpjekja maoiste për ti kundërvënë studentët, pedagogëve, për qëllime të ulta politike”-tha mes tjerash kryedemokrati, Luzim Basha.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb