TIRANE

Pak pasi Gjykata dënoi kreun e PD-së, Lulzim Bashën  për akuzat e tij ndaj Kreut të Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla,  për “Toyota Yaris” që u kapën në Durrës, ka reaguar edhe përfaqësuesi i tij ligjor, Gazmend Bardhi. Ai e ka cilësuar qesharak vendimin.

“Qeverisja është kapja e sistemit  të drejtësisë. Këtë e tregoi vendimi sot. Gjykata ka bërë të qeshë çdo njeri që e lexon vendimin. Mjafton që policia e Taulant Ballës të thotë se ai nuk ka lidhje.

Sepse për gjykatën ka rëndësi vetëm atë që thotë policia e Taulant Ballës. Sistemi i drejtësisë i kapur nga Rama dënon njeriu që akuzon jo të dënuarin.  Edhe komisarin Dritan Zaganin e dënuan për akuzat ndaj Tahirit.  Lulzim Basha ka informuar siç ka bërë gjithë këto vite për fakte kriminale, kjo është situata sot në Shqipëri. Ai që thotë të vërtetën dënohet”, u shpreh ai.

I pyetur se cila është prova që e lidh Taulant Ballën me 3.4 milionë eurot, Bardhi u shpreh se e njëjta që e lidh Tahirin me drogën. “E njëjta provë që e lidh Tahirin me drogën është ajo që lidh Ballën me 3.4 milionë euoret e kapura”, u shpreh ai.

Balla e paditi Bashën për shpifje në qershor të vitit të kaluar, pasi tha në Kuvend se shuma e 3.4 milionë eurove e zbuluar ne dy makinat ‘Toyota Yaris’ i përkiste atij. “Shikoni si zgërdhihen, njëri prej atyre që zgërdhihet më shumë ka qenë në Gjermani para tre ditësh. Mbaheni mend këtë që po ju them dhe ka porositur një Toyota Yaris, po ta kanë zbuluar Toyotën o zgërdhimtar, bashkë me 1.5 mln euro të drogës brenda. Vazhdo qesh, do e shikosh cfarë do të tunden para hundës shumë shpejt”, deklaroi Basha në Parlament në 20 qershor të vitit të kaluar.

(BalkanWeb)

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb