Kryedemokratik Lulzim Basha ka shkuar sot në Kishën e Shna Ndoit në Lac, prej nga ku uroi të gjithë besimtarët katolikë e ungjillorë për Pashkët. Lutjet e tij shkojnë edhe për gjithë shqiptarët, sidomos ata më të pamundurit e të sëmurët.

Urimin e tij Basha e ka shpërndarë përmes një video selfie në profilin e tij në Facebook.

“Sapo kam mbërritur në një nga vendet më të shenjta për shqiptarët, Kishën e Shna Ndoit në Laç dhe dua prej këtej t’ju uroj gjithë shqiptarëve katolikë e ungjillorë, të gjithë shqiptarëve: Gëzuar për shumë vjet Pashkët! Lutem në këtë ditë për gjithë bashkëqytetarët mi, veçanërisht për ata në nevojë, për të vobektit, për të sëmurët dhe familjarët e tyre. Ata që vuajnë padrejtësitë. Lutem që kjo ditë e ngjalljes së Krishtit të jetë dita e ringjalljes së shpresës dhe besimit tek paqja dhe e nesërmja e sigurt nën drejtimin e Zotit besimplotë”,- shprehet Basha.

Ai po ashtu dha një mesazh për çdo shqiptar, të cilët i ftoi të bashkohen me qëllim çlirimni e Shqipërisë nga padrejtësitë.

“Sot kam një urim për të gjithë shqiptarët kudo ku janë që Zoti të na e ndriçojë rrugën e bashkimit kundër padrejtësive, për ta çliruar Shqipërinë nga padrejtësitë, për tu bashkuar të gjithë si vëllezër e motra nën Perëndinë, nën Zotin në këtë ditë të ngjalljes së Krishtit dhe të shpresës! Për një Shqipëri të paqes, të së ardhmes më të mirë për çdo familje, për çdo shqiptar! Zoti e bekoftë Shqipërinë”,- uroi Basha ndër të tjera.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: