Kryedemokrati Lulzim Basha ka uruar përmes një statusi në twitter kandidatin zyrtar të PPE për President të Komisionit Europian, Manfred Weber.

“Me Manfred Weber Shqiperia do te kete nje mbeshtetes te forte ne BE!” shkruan Basha në Twitter.

Manfred Weber erdhi në vitin 2014, në  krye të grupit më të madh në Parlamentin Europian. Ai konsiderohet si njeri i kompromisit, që mundohet me zë të ulët ta mbajë të bashkuar grupin e tij. Spektri i 219 deputetëve në Partinë Popullore Europiane është i madh: nga hungarezët djathtistë e deri te belgët liberalë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb