TIRANË- Kryedemokrati Lulzim Basha bën fajtore qeverinë për mbylljen e bizneseve. Në një postim në “Twitter”, Basha thotë se në vitin 2018, 45 biznese mbyllen çdo ditë dhe për këtë sipas tij është përgjegjëse Rilindja.

Ndaj ai shkruan se sa më gjatë të qëndrojë kjo qeveri aq më keq do jetë për vendin.

“Ja rekordi i ri i bandës së hajdutëve “Rilindja”: 45 biznese mbyllen çdo ditë në 2018. Sa më gjatë kjo qeveri, aq më keq për Shqipërinë dhe shqiptarët!”, shkruan Basha duke postuar edhe një video.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb