* Nëse nuk zbardhim çfarë ndodh pas kësaj çështjeje, shqiptarët do shohin ditë akoma edhe më të zeza

*  Një nga opsionet janë zgjedhjet e parakohshme

* Çështja “Doshi” s’mund të hetohet kurrë në mënyrë të besueshme sa kohë që Meta nuk jep dorëheqjen

* Koalicion me LSI-në? PD e ka koalicionin, aleancën me qytetarët për dekriminalizimin

* Rikandidimi? Qëndrimin tim do ta bëj publik shumë shpejt

* Në drejtimin tim PD nuk do bëjë më kurrë koalicion me LSI

TIRANË- Kreu i PD-së Lulzim Basha ka deklaruar sot se protesta e sotme e opozitës ka rrëzuar moralisht qeverinë. Ndërsa sa i takon çështjes “Doshi”, ka deklaruar se ka patur një informacion disa muaj më parë nga Edi Paloka. Në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut, Basha tha se vëllai i Mhill Fufit është thirrur nga Ilir Meta dhe i është thënë që Fufin do ta vrasë Sali Berisha. Kreu i PD-së është shprehur skeptik ndaj hetimit të prokurorisë duke deklaruar se “nuk ka mundësi të ketë hetim të numrit dy të shtetit”. Pyetjes se nëse do rikandidojë në zgjedhjet lokale, Basha i është përgjigjur se qendrimin për këtë çështje do ta bëjë publik shumë shpejt. Basha gjithashtu ka deklaruar se nën drejtimin e tij, PD nuk do të bëjë kurrë koalicion me LSI-në e Ilir Metës.

Kur e morët vesh për çështjen Doshi?

Në kuptimin e plotë të fjalës në momentin që kjo u bë publike.

Më para se dinit?

Unë kam pas një informacion nga Edi Paloka para disa muajsh, se një i afërm i Mhill Fufit është thirrur nga Ilir Meta dhe i është thënë që Fufin do ta vrasë Sali Berisha.

A keni biseduar me Paloken për këtë?

Jo, unë kam biseduar me Palokën që me tha se ky është një pretendim që i është rrëfyer atij.

Nuk e dinit më parë?

Para 4 muajsh në media qarkullonte informacioni…

Si kërkuat zyrtarisht Metës një informacion për këtë gjë? Se është shumë e rëndë.

Meta ka një histori me Fufin politikisht në 23 qershor, kështu që çdo tentativë e Metës për të kurdisur komplot me qëllim përfshirjen e opozitës binte në kundërshtim me profilin e kësaj mazhorance për të bërë gjithçka.

Fufi thotë se nuk kam marrë njoftim institucionalisht…

Është e qartë, deklarata e thirrja e të vëllait që do të vrasë Sali Berisha vëllanë, s’është institucionale.

Berisha e ka denoncuar disa herë, se kishit pyetur?

Jo se kam pyetur, për herë të parë e kemi diskutuar pasi është bërë publike.

E besoni si histori?

Përfituesi i privatizimeve kur Meta ka qenë kryeministër, deputet me Ramën deri para 15 ditësh, shokë për kokë me Ramën dhe thonë edhe me Metën, ka bërë një denoncim sipas të cilit Meta është porositësi i dy vrasjeve me pagese…kjo ka ndodhur 6 muaj më parë, kemi të bëjmë me një skandal të trefishtë.

Pa dorëheqjen e Metës nuk e njihni vendimin e drejtësisë?

Nuk ka mundësi të ketë hetim të numrit dy të shtetit.

Nëse Ilir Meta nuk e jep dorëheqjen?

Ne do vazhdojmë ti drejtohemi qytetarit. Fakti që se jep dorëheqjen është në vazhdën se ata po përpiqen ta fshehin.

Ju e keni ditur dhe nuk keni folur, zoti Berisha e dinte, Fufi gjithashtu…

Nuk është njësoj, të dëgjosh diçka e të mbash një qëndrim politik që mendoj se është për tu përshëndetur, e tjetër gjë të akuzohesh se je ti që ke paguar për vrasjet dhe për 6 muaj e ke mbajtur të fshehtë.

Çfarë do bënit ju nëse nuk jep dorëheqjen Meta?

Ne bashkë me qytetarët shqiptarë do bëjmë gjithçka në mënyrë demokratike për të larguar shkaktarët e kësaj gjendje.

Meta u bë tani shkaktar apo kur ishte katër vite paterica e qeverisë?

Është pyetje pa sens, mënyra se si e shtrove… sepse Meta s’është kthyer në një kundërshtar brenda natës, se ka zgjedhur të jetë kundërshtar. Ai po trajtohet si një kryetar kuvendi që është nën akuzë për porosi vrasjesh.

Pse nuk ishte standard për ju kur ishit në pushtet…për rrugën Durrës­Kukës, në vrasjet e 21 Janarit kur u vranë katër veta? Për marrëveshjen e detit? A janë dy standarde që po kërkoni?

Për dy rastet e fundit s’ka patur akuzë ndaj Lulzim Bashës, ka pasur një proces, për rastin e Rrugës Durrës­Kukës, dua të të freskoj kujtesën, s’kam qenë ministër i Transporteve në atë kohë, por ministër i Jashtëm. Në atë kohë se drejtoja atë dikaster. Jam i pari që kam dorëzuar vullnetarisht imunitetin dhe kam kërkuar që deputetët e mazhorancës të bashkonin votat me deputetët e opozitës për të më hequr imunitetin. Kam dhënë deponim vullnetar si ministër i Jashtëm.

I jeni shmangur drejtësisë përmes proceseve tha Balla…

Kur u bë ky emision të citojë zotin Balla? Nëse nuk zbardhim çfarë ndodh pas kësaj çështjeje, nëse nuk nisim dekriminalizimin pas kësaj, shqiptarët që po shohin ditë të zeza, do shohin ditë akoma edhe më të zeza.

Çfarë marrëdhënie keni sot me zotin Meta?

Nuk ha tortë unë me Metën prej kohësh.

Në ambasadën e Katarit…

Kjo mund të jetë një ëndërr e fantazi e zotit Meta, por kjo nuk është koha për të më dhënë tortë mua, por është koha të japë dorëheqjen e pa pikë turpi del e flet për torta e për gjëra të tjera.

Nëse del blof çështja?

Çështja s’mund të hetohet kurrë në mënyrë të besueshme e të pranueshme nga qytetarët

shqiptarë sa kohë që Meta nuk jep dorëheqjen dhe ushtron trysni mbi proces.

A jeni penduar për koalicionin me Metën?

Ishte vendim politik që punuam për një aspiratë të shqiptarëve që ishte heqja e vizave, sa kohë që në atë kohë ja kam dalë për të bërë një gjë të mirë për shqiptarët. Sot Meta është aleati politik i Ramës, por s’është kjo arsyeja për qëndrimin tonë, është se Meta është i akuzuar për dy porosi vrasje.

Nëse do keni nevojë për votat e LSI­së si do bëni?

Pyetje kaq jo aktuale, ndryshe nga kryeministri aktual, si bëj bisht asnjë pyetje. PD e ka koalicionin me qytetarët shqiptarë, dhe se ka për llogari elektorale, por për një mision fondamental…të dekriminalizimit.

Koalicion qeverisës zoti Basha?

Jemi në ajër me këtë pyetje, është në koalicion me Ramën. Je komplet në ajër me këtë pyetje, PD e ka koalicionin, aleancën me qytetarët për dekriminalizimin.

Po kërkoni zgjedhje të parakohshme?

Më lini të mbaroj. Unë do them mendimin tim.

Mos u viktimizoni!

Duhet të kesh respekt se më ke thirrur në shtëpinë tënde dhe duhet të më respektosh. Ti nuk do të më dëgjosh, se ai tjetri nuk të jep përgjigje edhe të ofendon.

Lëre tani se s’je ti ta vësh në balancë, po të pyes…

Unë s’jam i pandehur.

Do i përgjigjesh pyetjeve të mia?

Asaj po i përgjigjem. Absolutisht një nga opsionet janë zgjedhjet e parakohshme. Parlamenti është kthyer në një nevojtore kryeministrore.

Deklarata e SHBA për shtyrjen e grupit të miqësisë…

Edi Rama qeveris me krimin, deri para 10 ditësh qeveriste me superdeputetin e Shkodrës, kurse sot qeveris me të akuzuar për vrasje të cilëve iu mbyll afera…Rama e ka çuar Kokëdhimën, Tahirin për të bërë paktin e ri. Ai iu fsheh paktit për dekriminalizimin. Nuk ka akoma një vullnet politik të Edi Ramës për një dekriminalizim. Pa dekriminalizim nuk mund të ecet më përpara. Unë përshëndes shtyrjen e takimit të grupit të miqësisë Shqipëri­SHBA.

Përse keni treguar mungesë vullneti për të marrë pjesë?

Se Ilir Meta, i akuzuar për vrasje pozon si kryetar Kuvendi.

A ka brenda grupit parlamentar të PD persona të kriminalizuar?

Në dijeninë time nuk ka, por nëse procesi që ne kërkojmë, në mënyrë institucionale vëren se ka të tillë, unë jam gati të bëj çfarë është e nevojshme. Ndonëse Partia Socialiste e drejtuar nga Rama është aksioneri më i madh i kriminalizimit të politikës, unë mendoj se ka edhe aksioner të tjerë më të vegjël.

A do të rikandidoni për një mandat tjetër në zgjedhjet lokale?

Qëndrimin tim për këtë çështje do ta bëj publik shumë shpejt.

Jeni duke menduar?

Qëndrimin tim për këtë çështje do ta bëj publik shumë shpejt.

Çfarë formati do jetë kandidati?

Kjo është krahmarrje…unë kam të drejtën të insistoj në përgjigjen time

Fushatë politike apo teknike?

Harta elektorale, mirë e thashë, për PD ka qenë, është dhe do të mbetet e papranueshme, por kur të vijmë në pushtet, bashkë me shqiptarët do e grisim këtë hartë dhe do bëjmë një hartë të re…që pushteti lokal të jetë edhe më afër qytetarit dhe jo më larg, siç e bënë këta.

Kur të bëni koalicion me LSI…

PD nën drejtimin tim s’do bëjë më kurrë koalicion me LSI-në e Ilir Metës.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: