Kreu i opozitës, Lulzim Basha, ka zbardhur detaje nga takimi me nënkryetaren e CDu/CSU, Katja Leikert, në zyrën tij, në selinë e PD. Sipas Bashës, takimi me delegacionin gjerman është një provë më shumë se zgjidhja e kësaj krize politike kalon përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme.

Lulzim Basha deklaroi se opozita është në komunikim të vazhdueshëm me ndërkombëtarët për t’i dhënë fund krizës së thellë politike në interes të shqiptarëve.

“Takimi me delegacionin gjerman është një provë më shumë që zgjidhja e kësaj krize kalon përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme, ku qytetarët të kenë mundësi të thonë fjalët e tyre. Kjo do të thotë një qeveri tranzitore pa Ramën dhe zgjedhje të parakohshme në një ditë me zgjedhjet lokale. Jemi në komunikim të vazhdueshëm me ndërkombëtarët. Pjesë e këtij takimi ishte edhe ky me nënkryetaren e CDU/CSU.

Ky komunikimi do vijojë. Opozita e bashkuar dhe PD janë të vendosura për t’i shërbyer interesit të shqiptarëve. Kemi gati dhe jemi gati që bashkë me qytetarët dhe socialistët e ndershëm të dëshmojmë kapacitetet dhe vendosmërinë për t’i dhënë fund problemeve, që kanë bllokuar perspektivën evropiane të Shqipërisë”, deklaroi kreu i PD.

(d.ç./BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb