TIRANE- Kreu i Partisë, Lulzim Basha, akuzon dyshen Rama-Meta se kanë shkatërruar zgjedhjet lokale të 21 qershorit, duke theksuar se problematikat e të gjithë procesit janë dokumentuar. Në përfundim të takimit me shefen e misionit të ODIHR në Tiranë, Audrey Glover, kreu i opozitës tha se PD ndan shqetësime të përbashkëta me ta sa i takon procesit zgjedhor dhe fushatës elektorale.

Basha u ndal kryesisht tek blerja e votës, kërcënimi i qytetarëve dhe punonjësve të administratës, mbledhja e kartave të identitetit, etj.

“Nga raporti paraprak për shkatërrimin e standardeve zgjedhore, janë dokumentuar nga vëzhguesit në terren. PD është në procesin e hartimit të një raporti të detajuar të shkatërrimit të standardeve zgjedhore që kulmuan në ditën e zgjedhjeve, por që ishin dhe gjatë fushatës. Shqetësimet tona dhe të oIDHR kanë pika të përbashkëta, siç është shitja e votës, kërcënimi i qytetarëve për votën mbledhja e kartave të identitetit, falsifikimi i tyre, përdorimi i administratës publike.

Pati politizim të institucioneve zgjedhore, dhe vendosja e standardeve të dyfishta. Këto shqetësime janë bërë publike. Shkatërrimi i zgjedhjeve të 21 qershorit është tashmë i dokumentuar. Ne do të bashkëpunojmë me ODIHR dhe të gjitha vendet e BE që çmojnë procesin e zgjedhjeve në Shqipëri. Duhet rishikim total i sistemit”, tha Basha.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb