FIER

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është zhvendosur sot në Fier ku dhe pritet të zhvillojë një takim me banorët e këtij qyteti. Ashtu si para çdo takimi, edhe këtë herë  Basha është futur live në “Facebook”, ku ndan edhe atmosferën me të cilën pritet nga banorët e Fierit.

Basha tha se kjo atmosferë është parapërgatitje për protestën e së dielës, e cila sipas tij do kalojë çdo parashikim të mundshëm.

“Më presin këtu në hyrje të Fierit. Atmosferë e jashtëzakonshme, siç e shikoni vetë.  Është përgatitje për protestën e së dielës, si duket do kalojë çdo parashikim. Takimi madhështor për Shqipërinë si gjithë Europa. Ju mirëpres!”-shprehet Basha.

(Balkan Web)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb