TIRANË
Banorët e Unazës së Re kanë dalë në protesta edhe sonte. Ata shprehen se shtëpitë i kanë ndërtuar me gjak e nuk ka asnjë person që mund të shkatërrojë ato.
“Motoja jonë, e këtyre personave që kemi dalë këtu është ‘Bashkë për të bërë ndryshimin’. Ne jemi në tërësi një komb që harxhojmë gjërat shpejt. Por ne nuk harrojmë dot fjalët e tua prej halabaku.
Miqtë e mi, ka ardhur koha që ne të vendosim fatet tona. Ne jemi me SHBA-të, me partnerin tonë më të rëndësishëm ndërkombëtar. Kjo se nuk mund të kemi më besim te ky horr, te këta horra, te këta grabitës të pronës publike. Kombi shqiptar në rast se do demokraci, shtet ligjor e zhvillim, duhet që të kërkojë një orë e më parë zgjedhje të lira dhe të ndershme.
I themi Edi Ramës dhe horrave të tij se këtu nuk ka punë. I themi se ke zaptuar pronën publike, ke shkatërruar gjithçka, për turp të Zotit”, deklaroi një protestues.
Protestuesit janë shprehur se Edi Rama nuk ka punë dhe nuk mund të prishë banesat e tyre, të cilat, sipas tyre, janë ndërtuar me gjak e ndershmërisht.
(d.xh/ Balkanweb)