Gazetarja Klodiana Lala ka komentuar përfshirjen e dy gazetarëve, Artan Hoxha dhe Elton Qyno, në hetimet mbi organizatën kriminale të Suel Çelës.

E ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, Lala konfirmoi se të dy gazetarët ndodhen nën masën e detyrimit të paraqitjes, duke u hetuar për akuzat e ngritura nga prokuroria.

“Ata janë njohur me masën dhe në seancën gjyqësore me dyer të mbyllura kanë mohuar përfshirjen e tyre në aktivitetin kriminal,” tha Lala, duke theksuar se çështja është ende në zhvillim.

“Akuzat janë të rënda dhe nëse vërtetohen, kemi të bëjmë me një situatë shumë problematike për integritetin e profesionit tonë. Megjithatë, ata gëzojnë prezumimin e pafajësisë dhe do duhet të presim verdiktin përfundimtar të drejtësisë,” shtoi ajo.

Në këtë kontekst, Lala theksoi rëndësinë e një procesi të drejtë dhe të balancuar për të sqaruar pozitat e dy gazetarëve.

“Dy kolegët gazetarë janë me masën e detyrimit të paraqitjes. Ata janë njohur me masën. Në seancën gjyqësore me dyer të mbyllura kanë mohuar akuzat e prokurorisë dhe thonë se nuk janë përfshirë në aktivitet. Kjo është një çështje që po vijon. Ata prezumohen të pafajshëm deri në një vendim të formës së prerë. Unë jam e prirur që ata të kenë kohën e nevojshme për të sqaruar pozitat e tyre. Do duhet të presim verdiktin e drejtësisë. Akuzat janë të rënda, duhet pranuar kjo. Nëse vërtetohet është po ashtu një situatë e rëndë”, u shpreh ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb