NGA ANILA JOLE *
ATHINE
-Një sektor strategjik të ekonomisë së Shqipërisë e cilëson turizmin ministrja shqiptare e Zhvillimit Urban dhe turizmit, Eglantina Gjermeni gjatë një interviste për agjencinë shtetërore greke të lajmeve. Gjermeni ftoi investitorët grekë të aktivizohen në Shqipëri, duke theksuar se ka hapësira të gjera bashkëpunimi të Shqipërisë me Greqinë, përtej shkëmbimit të turistëve. Ministrja shqiptare e Turizmit tha se së shpejti do të nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi mes dy vendeve në fushën e turizmit. “Mbeten disa çështje të natyrës teknike dhe shumë shpejt do të nënshkruajmë marrëveshjen e bashkëpunimit, që konsiston në ofrimin e njohurive dhe përvojave nga kompanitë private greke që aktivizohen në zhvillimin e turizmit. Gjithë suksesi i Greqisë në fushën e turizmit, pasi ka një traditë të gjatë në zhvillimin e turizmit, do të jetë i dobishëm për Shqipërinë”, theksoi ministrja Gjermeni.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb