Presidenti i Republikës, Ilir Meta zhvilloi sot një takim me Presidentin e Komisionit të Venecias, Gianni Buquicchio.

Kreu i shtetit i dorëzoi Presidentit Buquicchio raportin e përgatitur për Komisionin e Venecias, dhe i shprehu vullnetin për bashkëpunim të plotë për çdo çështje apo paqartësi që lidhet me të.

Meta vlerësoi kontributin historik të Komisionit të Venecias për forcimin e institucioneve, të shtetit të së drejtës dhe demokracisë në Shqipëri.

Gjatë këtij takimi ishte e pranishme edhe Përfaqësuesja e Përhershme e Republikës së Shqipërisë pranë Këshillit të Europës, znj. Albana Dautllari.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb