Prokurori i Përgjithshëm znj. Arta Marku takoi në zyrën e saj, Zëvendës Presidentin e Eurojust z. Filippo Spiezia.

Në këtë takim u diskutua për bashkëpunimin e ardhshëm Gjyqësor me shtetet anëtare të BE.  Prokurori i Përgjithshëm,  znj. Arta Marku e njohu Zëvendës Presidentin e Eurojust Z.Filippo Spiezia me zhvillimet e fundit të Shqipërisë dhe gjendjen aktuale të saj nën dritën e reformës për drejtësi.

Zëvendës Presidenti i Eurojust, Filippo Spiezia nga ana e tij vlerësoi bashkëpunimin me drejtësine shqiptare, i cili është reflektuar në rritjen e çështjeve dhe përmirësimin e aftësive operacionale ndërmjet vendeve të BE. Ai i kerkoi Prokurorit të Përgjithshëm znj. Marku të vazhdonte përpjekjet e saj për funksionimin e marrëveshjes deri në Dhjetor 2019.

Ky takim i organizuar nga PAMECA vjen pas marrëveshjes së nënshkruar në 5 Tetor 2018 me Eurojust, për përmirësimin e bashkëpunimit gjyqësor, për lehtësiminin dhe bashkërendimin e hetimeve dhe ndjekjeve penale ndërmjet Shqipërisë dhe një apo më shumë shteteve anëtare të BE-së për të luftuar krimin e organizuar dhe terrorizmin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb