Koreja e Jugut shprehu të enjten keqardhje për një marrëveshje të re të nënshkruar midis Rusisë dhe Koresë së Veriut që angazhon të dy vendet për bashkëpunim në teknologjinë ushtarake “në kundërshtim me rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së”.

Ministria e Jashtme e Koresë së Jugut e bëri komentin pasi presidenti rus Vladimir Putin dhe udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un nënshkruan traktatin e “partneritetit gjithëpërfshirës strategjik” pas bisedimeve të samitit të tyre në Phenian, të cilin Kim e përshëndeti si një ngritje të marrëdhënieve dypalëshe në një lartësi të re, njoftoi agjencia e lajmeve Yonhap.

“Ne shprehim keqardhjen tonë që, pavarësisht paralajmërimeve të përsëritura nga komuniteti ndërkombëtar, Rusia dhe Koreja e Veriut kanë nënshkruar një traktat gjithëpërfshirës të partneritetit strategjik dhe kanë përmendur hapur bashkëpunimin ushtarako-teknologjik, i cili shkel drejtpërdrejt rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së,” tha zëdhënësi i ministries koreano-jugore Lim Soo-suk në një konferencë për shtyp.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb