Marisa Nito, bashkëshortja e biznesmenit Elman Abule, i cili po hetohet në të njëjtën dosje me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj është paraqitur sot në ambientet e SPAK.

SPAK ka dyshime se Abule është përfshirë në një skemë pastrimi parash me çiftin Xoxa-Veliaj.

Ndërkohë sot pritet që të zhvillohet në GJKKO seanca ku SPAK do të njoftojë gjykatën në lidhje me hetimet 2-mujore ndaj Veliajt.

Veliaj akuzohet për 2 vepra penale, “korrupsion” dhe “pastrim parash”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb