TIRANE

Si sot katër vite më parë këngëtari i talentuar, Dr.Flori ndërroi jetë. Edhe pse ai u nda krejt papritur nga jeta, ai vijon të jetojë në zemrat tona përmes artit dhe skenës, muzikës që aq shumë e deshi.

Sot, kanë qenë të shumta mesazhet përkujtimor në nderim të figurës së tij, ndërkohë që bashkëshortja e Dr. Florit, Blerina ka zgjedhur mënyrën më origjinale për ta kujtuar atë.

Blerina
Blerina

Ajo ka postuar në Instagramin e saj një foto te bashkëshortit të saj më dy fëmijët. Fotoja mudn të jetë bërë në ditën e që erdhi në jetë djali i tyre.

Një foto ku ai shfaqet i rrethuar nga dashuria e dy fëmijëve të tij, që sot janë rritur, ndërsa ajo shkruan në foto: “Sot 4 vjet pa babin. Dashuria e babit do të jetë gjithmonë me ne”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb