TIRANE

Na ndan vetëm një ditë nga finalja e madhe e spektaklit “Ferma VIP”. Një ndër 6 finalistët është këngëtari Renis Gjoka, bashkëshortja e të cilit ishte e ftuar në emisionin “Vizioni i Pasdites” për të folur për rrugëtimin e tij në Fermë.

Jona Xhani tha se kjo ka qenë një nga periudhat më të vëshitira për familjen pasi mungesa e Renisit ndihet shumë.

Jona Xhani: Kjo ka qenë një nga periudhat më të vështira, sepse mungesa e Renisit ndihet. Ka qenë një sakrificë e madhe për ne.

Sa i përket vendimit për të hyrë në Fermë, Jona tha se ka qenë dakord që në momentin e parë që Renisi ka marrë ftesën. Ajo tjeksoi se e mbështet në çdo hap dhe vendim që ai merr dhe u shpreh e bindur se Renisi do t’i shkojë deri në fund kësaj sfide.

Jona Xhani: Unë kam qenë dakord që në momentin e parë, por Renisi e mori vendimin në momentet e fundit. Ne jemi gjatë gjithë kohës bashkë, unë e shoqëroj në çdo koncert, në çdo vend. E mbështes në çdo hap, në çdo vendim. Unë jam shumë krenare për rrugëtimin e Renisit në “Ferma VIP”. Është i njëjti djalë që është është në shtëpi, shoqëri. Të gjitha vlerat që ai ka, sjelljet siç janë në jetën reale, janë edhe në Fermë. Kam pasur besim të plotë që çdo gjë do shkonte mirë. Nuk i kam dhënë këshilla se edhe vetë formati ka qenë diçka e re. Mendoj që është një eksperiencë unike që nuk duhej humbur. Renisi ka qenë gjithmonë vetvetja. Nuk është një person i mbyllur, është një person shumë i edukuar. Renisi nuk bën diskutime të kota, ai do të përcjellë një mesazh te publiku. Është i drejtpërdrejtë, nuk flet para krahëve dhe ka ditur si t’i bëjë ballë konfrontimeve.

Ndonjëherë edhe heshtja flet. Shumë personazhe atje, duke e njohur Renisin dhe duke ia ditur pikat e forta, mbase kanë preferuar që mos përballen, Renisi nuk hyn kot në debate. Renisi është një maratonomak, u shkon gjërave deri në fund. Një nga dëshirat e tij është që të bëjë më shumë miq dhe mendoj se ia ka arritur, pasi gëzon respektin e të gjithëve atje.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: