TIRANË-Kryeministri Edi Rama zhvilloi një vizitë në Emiratet e Bashkuara Arabe, i shoqëruar nga bashkëshortja Linda Rama dhe ministrat Tahiri, Bushati dhe Ahmetaj. Çifti Rama kanë vizituar dhe një xhami ku sipas traditës femrat duhet të hyjnë me ‘burka’, veshje e cila mbulon trupin dhe një pjesë të kokës.

Linda Rama i është përmbajtur kësaj tradite islame në këtë vend, duke e veshur për herë të parë atë publikisht. Fotot janë publikuar nga kryeministri Rama në rrjetin social ‘Facebook’ edhe pse nga para nuk duket shumë qartë. Elementi që dallon në veshjen sipas traditës islame, është çanta kafe e Linda Ramës.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: