TIRANE


Pak kohë më parë bashkëshortja e Lorik Canës, Monika, zbuloi se ishte shtatzënë për herë të dytë dhe pak më vonë ajo zbuloi edhe gjininë e bebit që është vazë. Çifti është shumë i lumtur që shumë shpejt familjes së tyre do t’i shtohet një vogëlushe.


Ditën e sotme bashkëshortja e ish-kapitenit të kombëtares shqiptare ka bërë një intervistë virtuale me ndjekësit e saj në ‘Instagram’ dhe përmes saj ka treguar se ata kanë blerë edhe krevatin për vogëlushen. Ajo ka konfirmuar se ata do ta quajnë vajzën Enkeleida dhe ka treguar se si e kanë marrë këtë vendim.


  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Në fillim Loriku nuk e pëlqente si emër, sepse ishte shumë i gjatë, por Bojken e quan Leida… kështu që problemi u zgjidh”, ka thënë Monika. Kujtojmë që më herët Monica ka shprehur dëshirën e saj se nëse do të lindtte një vajze do ta quante Enkeleida. Ajo ka publikuar disa foto me barkun e rrumbullakosur dhe ka treguar se deri më tani ka shtuar 8 kilogramë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb