Një 78 vjeçar është paraqitur pranë Komisariatit të Pogradecit dhe ka depozituar një kallëzim.

Sipas komunikatës për shtyp, bëhet e ditur se i moshuari ka denoncuar largimin e bashkëshortes nga banesa që më datën 27 shtator.

Policia thotë se ka nisur hetimi për gjetjen e saj.

Njoftimi i policisë:

Në Komisariatin e Policisë Pogradec është paraqitur shtetasi Z. L., 78 vjeç, i cili ka kallëzuar se në datën 27.09.2024, është larguar nga banesa bashkëshortja e tij. Po punohet për gjetjen e saj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: