Të afërmit e tij e kanë braktisur në gjykatë Lulzim Cukun 45 vjeçarin që vrau në mënyrë makabre bashkëshorten e tij Manjolën 33- vjeçare mesanatën e 1 shkurtit. Gjykata vendosi burg pa afat për 45 vjeçarin i cili ka pranuar krimin që ka bërë me akuzën e vrasjes në rrethana familjare. Por 45 vjeçari jo vetëm që e vrau bashkëshorten por e kyçi në banjë që ajo të mos kishte mundësi të dilte apo të kërkonte ndihmë. Vajza 10 vjeçare që u mor në pyetje nga Policia në prani të psikologes ka treguar ngjarjen.  10- vjeçarja tha se babai e dhunonte nënën e tyre dhe nëna së bashku me tre fëmijët vetëm dy ditë para ishin kthyer nga gjyshi në Dibër pasi nëna kishte marrë një urdhër mbrojtjeje.

“ Unë u zgjova nga gjumi se motra e vogël qante gjatë natës shumë. Pashë për mamin dhe nuk e gjeta në krevat. As babi nuk ishte. Dola në koridor dhe pashë gjurmë gjaku që kishin dalë nga dera e banjës në drejtim të derës jashtë. Shkova në banjë dhe dera ishte e kycur. E hapa dhe në mes të banjës gjeta mamin me gjak. E tërhoqa deri tek dera pastaj thirra edhe vëllain të më ndihmonte, por nuk e lëviznim dot. Motra e vogël qante shumë se donte të pinte gji. Unë mora në telefon gjyshin dhe I thashë hajde se babi ka prerë mamin me gjak. “

Prokurorja e çështjes Anila Bebeci solli ngjarjen pas provave të mbledhura dhe kërkroi burg pa afat për autorin. Prokuroja tha se kur mbërriti Policia në shtëpi dëgjoheshin të qarat e fëmijëve që vinin nga brenda banesës. Në katin e dytë në derën e banjës u gjetën fëmijët që qanin. Një palë gjurmë gjaku e drejtuan polcinë në drejtim të banjës. Atje mbi trupin e nënës u gjetën tre fëmijët duke qarë të larë në gjak.

Me pranga në duar, i hutuar, Cuku i është përgjigjur pyetjeve të bëra nga gjyqtari i çështjes, I cili ngulmoi me pyetje, ndaj të akuzuarit,  për të nxjerrë në pah natyrën e vërtetë të krimit.

 

PJESË NGA FJALA NË SEANCËN GJYQËSORE

Gjyqtari Petraq Curri: Lulzim pse e vrave gruan? Pse e vrave? A mund të na thuash si nisi kjo?

Lulzim Cuku: Më tha vjehrra mere gruan sille në Greqi se atje ka lloj lloj gjërash. Ka drogë që pijnë njerëzit në atë fshat.

Gjyqtari Petraq Curri: Përgjigjiu pyetjes time jo çfarë do ti të flasësh. Pse e vrave gruan?

Lulzim Cuku: Ajo më thoshte që do të të marr treçerekun e shtëpisë, nuk vinte me mua në Greqi.

Gjyqtari Petraq Curri: Kur nisi konflikti mes jush?

Lulzim Cuku: Ka tre muaj. Unë erdha dhe bëra dokumentat se doja të merrja në Greqi por ajo më tha nuk lëviz prej shtepie. I thashë që eja në Greqi po nuk vinte. Për këtë kishim filluar të ziheshim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb