TIRANE- Bashkia e Tiranës ka vendosur sot në mëngjes një baner të madh në zonën ku deri pak kohë më parë ishte stacioni i trenit dhe që me projektin e ri do të bëhet zgjatimi i Bulevardit, shkruan gazeta ‘Panorama’.

Në këtë baner thuhet se ndërtimi i Bulevardit është bllokuar nga kryeministri
Rama. Sipas Bashkisë në këtë vepër do të hapeshin 2300 vende të reja pune, do të
shtoheshin 250 mijë m2 gjelbërim, do të ndërtoheshin 6 parqe të mëdha sa
parku Rinia si dhe do të krijoheshin 1900 vendparkime për automjetet.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: