DEVOLL

Bashkia e Devollit i ka dërguar letër Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Në këtë letër, thuhet se akti për caktimin e Qendrave të Votimit do të shfuqizohet.

“Akti për caktimin e Qendrave të Votimit, shfuqizohet. Qendrat e Votimit, në administrim të bashkisë”, thuhet në letrën e Bashkisë Devoll drejtuar KQZ-së.

Më tej, Bashkia Devoll thekson se nuk do të lejojë futjen e materialeve zgjedhore në ambientet që administrohen nga bashkia.

Gjithashtu, nismës i është bashkuar edhe Bashkia e Pogradecit. Kreu i bashkisë së Devollit Bledion Nallbati dhe i bashkisë së Pogradecit Eduart Kapri kanë shfuqizuar aktin administrativ për listat e zgjedhësve.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për “Balkanweb” se në letrat e drejtuara për KQZ, kërkohet shfuqizimi i aktit administrativ, për caktimin e Qendrave të Votimit, që janë në administrim të bashkisë. Në këto ambjente nuk do të lejohet futja e materialeve zgjedhore. Ata do të ruhen me punonjës të bashkisë.

Zaptimi i ambienteve në administrim të bashkisë nuk do të tolerohet dhe nuk do të lejohet futja e materialeve zgjedhore. Nëse kjo ndodh, materialet zgjedhore do të asgjësohen. Shfuqizohet akti administrativ për vendndodhjen e QV në ambjente private.

Dy bashkitë të vendosura për të marrë në administrim KZAZ dhe VNV, pa asnjë tolerim.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb