Arqile Bollano do të marrë drejtimin e bashkisë së Himarës, pas vendimit të Këshillit Bashkiak.

Bollano u komandua në funksionin e kryebashkiakut me 12 vota pro, ndërsa Pervin Gjikuria u tërhoq nga gara.

Këshilltarët e opozitës nuk ishin pjesë e mbledhjes.

Bollano u komandua në krye të bashkisë pasi dy ditë më parë Blerina Bala, një tjetër e komanduar në funksionin e Kryebashkiakes, u dorëhoq.

Bashkia e Himarës në zgjedhjet e 14 majit të vitit të shkuar u fitua nga Fredi Beleri, megjithëse u arrestua dy ditë para zgjedhjeve për korrupsion zgjedhor.

Beleri është dënuar me 2 vite burg nga shkalla e parë e GJKKO-së, ndërsa çështja pritet të shqyrtohet në Apel.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb