Ashtu si çdo vit, festa e “Birra Korça” nis dy ditë më parë në qytetin juglindor, më 14 gusht, si evenimenti më i madh veror, që organizohet në Shqipëri gjatë stinës së verës.
Mijëra vizitorë të rinj, por edhe ata që e kanë shijuar një herë këtë festë rikthehen në qytetin e serenatave këto net të gushtit, për të shijuar birrën e freskët, “Korça”.

Irfan Hysenbelliu, president i kompanisë “Hysenbelliu Group”, me investimet e kryera në fabrikën e “Birra Korça” e ka kthyer birrën e parë shqiptare në emblemë jo vetëm të Korçës, por të gjithë Shqipërisë.

Birra Korça është kthyer tashmë në qytet një gjenerator punësimi dhe me festën e saj të përvitshme i ka sjellë zhvillim të madh turizmit.

Por teksa janë mbushur tashmë 13 vjet që “Birra Korça” i ka kthyer festën qytetit, një birrë historike, e para shqiptare me traditë, këtë fakt duket se e ka harruar Bashkia e Korçës, e cila nuk denjon që të promovojë produktin e qytetit të saj, falë së cilës ka marrë edhe emrin festa që e bën një qytet “magjik” cdo mes gushti Korçën.

Në faqen zyrtare në rrjetet sociale, po ashtu edhe në uebsajtin zyrtar të Bashkisë së Korcës, nuk gjen asnjë fjalë e asnjë rresht të shkruar për Birrën Korça, e cila pëlqehet aq shumë për shijen dhe freskinë e saj si nga shqiptarët, po ashtu edhe nga turistët e huaj, që e kanë porosinë e parë që bëjnë, sa herë ndodhen në qytet. E sidomos në këto 5 ditë të festës së birrës, ku stendat dhe tavolinat e Birra Korça janë të mbushura plot e përlot, me qytetarë që kanë ndër vite në gojë shijen e mirë që të lë kjo birrë.

Faqja E Bashkise
Faqja E Bashkise

E për tu theksuar më tepër është se president i kompanisë “Hysenbelliu Group”, me investimet e kryera në fabrikën e “Birra Korça”, duke bërë rikonstruksion të plotë të saj, i ka kthyer historinë duke e ruajtur traditën.

Korca
Korca
Birra
Birra

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb