KORÇE – Bashkia e Korçës e drejtuar nga socialisti Sotiraq Filo, reagon ndaj akuzave të PD-së se është debitore e energjisë elektrike. Sipas saj, jo vetëm që nuk ka asnjë faturë të pashlyer ndaj OSHEE, por faturat e paraqitura nga PD-ja janë false, sepse 6 milionë lekë energji i janë mbifaturuar gjatë zgjedhjeve të vitit 2009, për të cilat është në gjyq.

Dega e PD-së Korçë ka denoncuar sot publikisht Bashkinë e këtij qyteti për detyrimet e papaguara, sipas saj, ndaj OSHEE. Sipas PD-së, ky skandal kap shumën e 6 milionë lekëve përgjatë një periudhe disavjeçare.(Lexo më shumë)

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: