Bashkia e Parisit do të hapë dyert këtë dimër për personat e pastrehë. Kjo vjen si pjesë e një plani të gjerë për të përdorur ndërsën publike të bashkisë si një strehë urgjente.

Lajmi është konfirmuar nga kryebashkiakja socialiste Anne Hidalgo, duke theksuar se rreth 3 mijë vende nevojiten për strehim në Paris, shkruan Euronews.

Ajo gjithashtu tha se disa minibashki të qytetit, të majta ose të djathta kanë pranuar që të hapin dyert e institucioneve si streha për këta njerëz.

Edhe godina ku vetë ajo punon, një ndërtesë e shekullit të 19 në zemër të Parisit, do të hapë një strehë për femrat, ku do të do të akomodohen të paktën 50 persona ose 100 në netët kur temperaturat do të jenë shumë të ulëta.

Kryebashkiakja Hidalgo, e cili kishte premtuar të krijonte 1.500 vende emergjente për njerëz të pastrehë para fundit të vitit, ka mobilizuar tashmë ndërtesa të ndryshme publike dhe i kërkon qeverisë të krijojë gjysmën tjetër të vendeve të nevojshme.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: