TIRANE-Bashkia e Tiranës ka nisur vendosjen e 150 koshave nëpër rrugët e Tiranës, aty ku intensiteti i lëvizjes është dhe më i madh dhe pikërisht ka nisur në rrugën “Myslym Shyri”.

Bashkia e Tiranës, bënë me dije sot nëpërmjet një deklarate për mediat se janë 18 mijë metër katrorë hapësirë e gjelbër do u vihet në dispozicion qytetarëve brenda dy muajsh dhe  150 kosha të rinj u vendosën në rrugët kryesore.

Drejtori ndërmarrjes nr. 1, në Tiranë, Bujar Elezi tha se “vendosja e koshave do të vijojë deri në fund të vitit dhe me sasi të tjera koshash dhe stolash që do të vihen në rrugët e parqet ekzistuese apo të rinj që po krijohen nga Bashkia. 18 mijë metër katrorë gjelbërim do i shtohen Tiranës në dy muajt e ardhshëm, në dy lulishte që ndërtohen në qendër të Tiranës dhe në njësinë bashkiake nr. 7.”.

“Një ndër aksionet që Bashkia e Tiranës ka nisur këto ditë është edhe vendosja e koshave në rrugët kryesore të Tiranës. Ndërmarrja nr.1 e Bashkisë ka filluar vendosjen e koshave në rrugët kryesore dhe ku dendësia e lëvizjes së popullsisë është më e madhe. Fillimisht kemi nisur në rrugën “Myslym Shyri”, rrugën “Ibrahim Rugova”, do të fillojmë tek Pazari i Ri, në rrugën e Durrësit, do të fillojmë në rrugët kryesore që janë në ish-Bllok dhe në dy krahët e Lanës. Besoj se ky aksion do të vijojë edhe në vitin në vijim, në mënyrë që të plotësojmë fillimisht  rrugët kryesore, më pas me zonat e banuara” tha Elezi.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb