TIRANE – Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla e ka cilësuar kandidaturën e Erion Veliajt, për të kandiduar për kryetar i bashkisë së Tiranës, një zgjedhje shumë të mirë, e cila gjeti mbështetje dhe nga grupi parlamentar. I ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, Balla përmendi disa nga meritat e Veliaj gjatë dy viteve të tij në krye të Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë. Sipas Ballës, ka disa histori suksesi që mbajnë emrin “Veliaj”.

“Erioni është një djalë i ri, energjik. Dhe në dy vite si ministër ka bërë një sërë reformash të suksesshme, që nuk janë bërë në 22 vitet e fundit. Ishte Erion Veliaj, një djalë i ri i shkolluar jashtë shqipëisë, bëri reformën e pensioneve, e cila i dha mundësi 5 mijë pensionistëve, të cilët kishin mbushur moshën e pensioneve prej vitesh. Dhe nuk trajtoheshin me të. Një tjetër histori suksesi që ka emrin “Veliaj” janë zyrat e punës. Sot mund ti gjeni në çdo cep të qytetit këto zyra, duke ofruar oferta të reja punësimi. Arsye se PS vendosi, është se ne duam që ti japim një drejtim energjik dhe punë mbaruar. Ministri i suksesshëm në këto dy vite ishte Erion veliaj dhe ndaj, ishte më normale që PS ta vinte si kandidatë, me qellim që Tirana të rivendoset në punë. Veliaj ka mbështetjen e gjithë grupit parlamentar të PS-së dhe ata ishin njëzëri në favor të tij.”, -tha Balla.

Duke u ndalur tek kandidati i cili është përzgjedhur nën siglën e Partisë Demokratike, Halim Kosova, Balla pohoi se nuk ka asgjë personale me këtë figurë. “Nuk kam asgjë personale me zotin Kosova, si mjek, por nuk na duhet më një doktor për Tiranën, se e patëm një kardiolog për Shqipërinë dhe e katandisi. Basha zgjodhi Joridën, nuk pranoi, e pranoi Kosova. Vendi i tij është në maternitet dhe atje duhet të jetë.”, -shtoi Balla.

Duke u ndalur tek koalicioni qeverisës, Balla theksoi se “Nuk do ishte korrekte që unë të bëja shpjegime për secilën parti. PS dhe LSI dhe të gjitha partitë që përbëjnë këtë koalicion, ndajnë bindjen se zgjedhjet e 21 qershorit do të ndryshojnë tërësisht marrëdhëniet mes publikut dhe qytetarëve. Kjo fal dhe Reformës territoriale Koalicioni Aleanca për Qeverisjen Evropiane u ndërtua në atë mënyrë që të bazë të saj të kishte qeverisjen lokale. Në këto vite qeveria lokale ka lënë shumë për të dëshiruar. Të thëna të gjitha këto, janë argumente që mbështesim. 384 njësi vendore ishin më shumë se në SHBA, duke marrë parasysh dhe numrit e banorëve në Shqipëri. Ndoshta dhe 61 njësi mund të jenë shumë. Ky numër garanton që në secilin numër të zgjedhim këshilla bashkiak dhe kryetar të përgjegjshëm. Ne duam të ndryshojmë dhe qeverisim mirë lokalist. Historia e bllokimeve dhe mosmarrëveshjet për bllokim, duhet të marrin fund në 21 qershor. Nuk kemi ndarë hesape në kurriz të qytetarëve, por kemi shkuar në çdo njësi dhe kemi rënë dakord që të shkruhen dhe të krijohet një investuar për çdo problematikë. Prej ditës së shtunë, kandidatët tanë janë në një punë 24 orëshe në kontakte me njerëzit për fushatën zgjedhore. Mjaftë është humbur kohë me qeverisjen lokale në Shqipëri. Një rast i tillë është dhe bashkia e Tiranës, ku kryetari Lulzim Basha është një ndër më të dështuar, pasi 4 vite kanë shkuar kot.”.

Teksa është ndalur tek koalicioni me PDK-në, Balla pohoi se Nard Ndoka ishte i fundit që kuptoi se PD-në nuk e drejtonte Lulzim Basha. “Ne duam që të gjitha partitë të vihen në funksion për qeverisjen lokale. Them se dhe partia Social-Demokrate kërkon ti shërbejë qeverisjes lokale. Ne jemi në koalicion për bashkëqeverisje lokale. Një shumë njësi vendore, këshilltarët Demoktrastian kanë mbështetur këto iniciativa. Të thëna të gjitha këto, nuk ka ndodhur ndonjë ndryshim i madh. Ndoshta zoti Ndoka është i fundit që ka marrë vesh që nuk është Lulzim Basha ai që udhëheq PD. Mendojmë se PDK në shumë zona ka përfaqësues të nderuar që i shërbejnë njësive vendore.”, -tha Balla.

Deputeti Balla tha se “Tashmë ka një grup pune në stafin Veliaj që po harton një program shumë ambicioz për Tiranën e 4 vite të ardhshme, që do jetë model i qeverisjes lokale në të gjithë Shqipërinë”.

Duke u ndalur tek komentet e Blushit, deputeti Balla e ftoi atë t’i bashkohet mbështetjes së programit të Veliajt për kryeqytetin, pasi sipas deputetit socialist “Për 4 vite bashkia e Tiranës është marrë peng nga një person i papërgjegjshëm siç është Lulzim Basha”.

REAGON PD: KEQARDHJE PËR SJELLJEN E BALLËS, HALIM KOSOVA I BËN NDER BASHKISË SË TIRANËS
I menjëhershëm ka qenë reagimi i Partisë Demokratike lidhur me deklaratat e deputetit të PS-së, Balla në lidhje me kandidaturën e doktorit Halim Kosova. Sipas PD-së, kandidimi i Kosovës i bën nder bashkisë së Tiranës e çdo qytetari të saj. Selia blu ka akuzuar Ballës, duke e cilësuar atë si ‘mashtrues dhe ordiner’.

“Keqardhje për sjelljen e një deputeti ndaj një personaliteti siç është Kosova. Kosova i bën nder bashkisë së Tiranës e çdo qytetari. Balla të sqarojë shqiptarët pse është rikthyer eksodi. Ai është mashtrues ordiner me vendim gjykate. Më 21 qershor do ta marrë përgjigjen Balla.”, -citohet në reagimin e Partisë Demokratike. Më tej PD thekson se në bashki, gjatë drejtimit të Lulzim Bashës është bërë më shumë punë në 2 vjet se Rama në 8 vjet. “Rama do mbahet mend vetëm për betonizim dhe bllokim”, -përfundon reagimi i PD-së.

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: