Bashkia e Tiranës ka nisur një fushatë të re për përmirësimin e infrastrukturës publike, duke vendosur stola të rinj dhe riparuar ato të dëmtuar në disa nga zonat e qytetit.
Kjo iniciativë synon krijimin e më shumë hapësirave të rehatshme për pushim dhe relaks, duke përmirësuar cilësinë e jetesës për qytetarët.
Ndër zonat që kanë përfituar nga ky projekt janë rrugët “Ibrahim Kodra” dhe “Ramazan Kasa,” ku tashmë janë vendosur stola të rinj.
Përveç lagjeve të qytetit, stola janë vendosur edhe pranë shkollave, me qëllim t’u ofrojnë nxënësve dhe prindërve një vend të përshtatshëm për të pritur ose pushuar.
Ky projekt është pjesë e nismës më të gjerë të Bashkisë së Tiranës për të përmirësuar hapësirat publike në çdo lagje dhe për të krijuar një qytet më të rehatshëm dhe të bukur për të gjithë banorët e tij.
Nisma për vendosjen e stolave të rinj dhe riparimin e atyre të dëmtuar është vetëm një hap në drejtim të përmirësimit të ambientit urban, duke i dhënë qytetit një pamje më modern.
(BalkanWeb)