TIRANË

Policia Bashkiake ka gjobitur Partinë Demokratike pasi një prej protestuesve ka urinuar në dyert e kryeministrisë.

Lajmin e ka bërë publik vetë kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj me një postim një “Twitter” ku thotë se kjo është e pesta herë që PD gjobitet për organizime të urinimit publik dhe se paratë do mbahen direkt nga llogaria. E me sa duket veprimi i këtij protestuesi i ka ‘djegur’ më shumë se gjithë ndotja që prodhoi protesta e djeshme, pasi dhe gjoba është e ‘majme’, në vlerën e 20 mijë lekëve.

“PD gjobitet për të 5-ën herë për organizime të urinimit publik! Si dhe më parë, paratë do t’i merren direkt nga llogaria! Imagjino ç’alternativë qeverisëse është një parti që i shpëton në brekë! Hipokrizia e “Mbro Teatrin” duket qartë tek ndërtesa e Gherardo Bosios”, shkruan Veliaj.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb