Nga: MARIGLEN MERTIRI*

TIRANË- Bamir Topi merr katin e 3-të ish selisë së demokratëve në Tiranë për zyra. Topi rikthehet në godinën ku militoi prej vitesh por këtë herë për të vendosur zyrat e partisë së tij të re, Fryma e Re Demokratike.

Bashkia e Tiranës i ka dhënë kësaj partie katin e 3 të godinës historike të së djathtës me një sipërfaqe rreth 500 metra katrorë për ta përdorur si seli qendrore. Bashkia e Tiranës këtë ambient ja kaloi FRD-së pas kërkesë së këtij subjekti për tu pajisur me zyra, pasi qeverisja lokale ka detyrim që çdo parti që ka mbi 1% të votave ta akomodojë në një prej aseteve që disponon.

Në këtë godinë pas lirimit nga Partia Demokratike dhe kalimit tek ish SHQUPI-I u vendosën një sërë drejtori varësie të bashkisë së Tiranës, pasi kjo godinë i kaloi nën administrim bashkisë së kryeqytetit. Një ndër drejtoritë që largohet është Agjencia për mbrojtjen e konsumatorit. Në këtë godinë historikë të së djathtës rikthehen edhe mjaft ish anëtarë të partisë demokratike të cilët pasi u larguan themeluan partine Fryma e Re Demokratike në prill të vitit 2012 dhe e konsoliduan me përfundimin e mandatit të Presidentit të zotit Bamir Topi. FRD në zgjedhjet e fundit lokale bëri aleancë me mazhorancën qeverisëse nga ku sot sipas marrëveshjes ka edhe një nënkryetar bashkie.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: