Një ditë pasi kryetarët e bashkive që drejtohen nga opozita kërkuan lirimin e ambienteve ku janë vendosur Komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhor, policia e shtetit ka nisur ruajtjen e këtyre ambienteve.

Një mjet i komisariatit të Policisë Mat është dislokuar pranë pallatit të Sportit “Ferit Hysa”.

Disa efektiv të policisë së rendit qëndrojnë aty që prej pasdites së premte duke mbrojtur zyrat ku janë vendosur materialet zgjedhore deri në këto momente.

Kujtojmë se kryebashkiku i Burrelit që përfaqëson PD-në, Nezir Rizvani i dërgoi dje letër KQZ ku i kërkonte lirimin e ambienteve dhe heqjene e afishimeve të emrave të votuesve.

Ndërkohë një përplasje ka ndodhur dje në KZAZ-në e Luzit të Vogël, ku disa militantë të PS kanë shkuar për të futur materialet zgjedhore. Ky proces nuk është lejuar nga eksponentët e djathtë. Shefi i policisë Kavajë tha se dy punonjës të Bashkisë Kavajë dhe roja i shkollës në Luz janë proceduar por janë liruar brenda pak orësh.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: